Published On: 5 Gusht, 2017

Të vërtetat dhe mitet nga jeta private e Kim Jong-unit

Kur mizoria përzihet me pandjeshmërinë, shpesh është e vështirë të besohen disa lajme për liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

MIZORI, ÇUDIRA DHE LAJME TË RREME

Duke filluar nga zgjedhja e tij si lider suprem i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, më 18 dhjetor 2011, një ditë pas vdekjes së babait, për Kim Jong-unin janë dëgjuar zëra për mizori dhe gjëra të çuditshme. Informacionet për jetën e tij private  janë mjaft të pakta. Business Insider ka provuar të bëjë bashkë disa duke marrë edhe lajme nga burime të ndryshme.

PUSHKATIMI I SË FEJUARËS? FALS

Një nga spastrimet koreano-veriore do të kishte asgjësuar botën artistike: një duzinë personazhesh të njohura, mes të cilëve edhe Hyon Song-wol, ish-e fejuara e liderit Kim, do të kishin dalë edhe në publik më 20 gusht 2013, për shkelje të ligjeve të ngurta kundër pornografisë.

Hyon, këngëtare e Pochonbo Electronic Ensemble, e njohur për këngët që propagandonin regjimin, do të ishte e arrestuara e parë me 11 persona të tjerë më 17 gusht dhe pastaj u gjykua tre ditë më vonë. Akuza për të gjithë, në rindërtimin e bërë nga e përditshmja jugoro-koreane Chosun falë burimeve të kontaktuara në Kinë, kishte qenë video e të shitur në tregjet ilegale të pornos – edhe në ato kineze.

Përveç saj, figuronin mes viktimave edhe muzikantët dhe balerinët e Wangjaesan Light Music Band e Mun Kyong-jin, fitues më 2005 të konkursit ndërkombëtar në Hungari dhe në krye të Unhasu Orchestra, grup në të cilin bënte pjesë këngëtarja Ri-Sol-ju para dasmës së saj me Kim Jong-unin.

Kim dhe Hyon ishin takuar rreth dhjetë vjet më parë, por lidhja e tyre – në raportet e shërbimeve të inteligjencës – u pre me dëshirën e liderit Kim Jong, saqë vajza u martua me një ushtar. E vështirë të thuhet që në rastin – në të cilin është e pamundur të kesh konfirmim, mund të jetë dora e Ri-së duke parë zërat mbi lidhjen e mbyllur mes të dyve, ndërkohë që Unhasu Orchestra e Wangjaesan Luce Music Band u lirua për shkak të skandalit.

Lajmi duket të jetë totalisht fals.

DYSHIMET MBI VDEKJEN E XHAXHAIT

Thuhet, por nuk është e sigurt, që xhaxhai të jetë gërryer nga qentë. Por, përgjegjësi që mbronte Hyon Yong-cholin u akuzua në publik për topin e hedhur në gjumë për një ngjarje ushtarake.

NDRYSHIMI I ORËS

Në lajmet e rreme janë mjaft kompani “të çmendura” të diktatorit koreano-verior, si ndryshimi i orës kohore dhe zgjedhjet e hapura për një kandidat të vetëm. Këto në fakt janë lajme të verifikuara. Agjencia e shtypit e Koresë së Veriut, KCNA, më 2015 kishte shpallur se nga 15 gushti, Koreja e Veriut, vend i qeverisur më shumë se 60 vjet nga një diktator ushtarak, do të kishte një ndryshim të orës: ora kishte ndryshuar me 30 minuta para. Koreja e Veriut ka të njëjtën zonë kohore me Korenë e Jugut, UTC + 9 (shtatë orë para me orën tonë lokale) që u imponua gjatë pushtimit japonez në gadishullin korean mes viteve 1910 dhe 1935 (në atë kohë Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut nuk ishin dy shtete të ndara). Më 15 gusht, në 70-vjetorin e pavarësisë së Japonisë, Koreja e Veriut ishte i vetmi vend në botë me zonë kohore UTC +8:30, i njëjti i adoptuar në të gjithë gadishullin korean që nga 1910.

SHIJET NË KUZHINË

Për World Food Programme, 70 për qind e 25.1 milionë banorëve është “në rrezik urie” dhe në kequshqyerje në vendin endemik. Po, sigurisht jo në pallat. Në darkë Kim donte në dispozicion shishe të ndryshme vere dhe shumë tipa djathërash të çmuar.

BESNIKËRIA NDAJ JUCHES

Diktatori i Koresë së Veriut u mbetet besnik shumë politikave të vëna në pushtet nga babai dhe nga Juche – ideologjia zyrtare, një miks i markisizëm-leninizëm, nacionalizmit dhe despotizmit që parashikon izolimin e vendit dhe ekspansionin e programit të armëve bërthamore.

SHTËPIA ME KINEMANË ME 1000 VENDE

Të njëjta janë shijet në luks. Më 2012, shpenzimet vjetore në mallra të çmuara janë rritur nga 300 milionë dollarë në 645,8 milionë. Janë identifikuar më shumë se një duzinë banesash, një me një kinema me njëmijë vende, por Kim jeton sidomos në atë të Ryongsong.

DY FËMIJË NGA NJË LIDERE? FALSE

Po nga pikëpamja sentimentale? Lideri është martuar me një ish-këngëtare, Ri Sol-ju: me të, thonë vëzhguesit, do të kishte pasur të paktën dy fëmijë. Në të vërtetë, nuk rezulton që të ketë dy fëmijë, por vetëm një vajzë katër-pesë vjeçe. Kjo mbi fëmijën e dytë ishte një spekulim. Së bashku me ndryshimet e fundit të bëra nga ai, si një shembull i licencimit të gjeneralëve të ndryshëm, martesa e Kimit është parë nga shumë analistë ndërkombëtarë si “një vazhdimësi” e asaj që mund të jetë një gjest propagande.

NJË JAHT 30 METRA I GJATË DHE ISHULL PRIVAT

Çudi të tjera? Ka mësuar t’i japë makinës si tre vjeç dhe thotë se makina e tij e preferuar është “Mercedesi” edhe pse në det lëviz me një jaht 30 metra të gjatë. Ish-basketbollisti i famshëm amerikan, Dennnis Rodman, i cili konsiderohet miku i tij, ka thënë që diktatori pushon herë pas here në një ishull privat të ngjashëm me “Hauain apo Ibizan”.

KOMPLEKSI I SKIVE I MBAJTUR HAPUR PËR PUNËTORËT

Për të inkurajuar turizmin e huaj, Kim ka ndërtuar vendpushimin e skive të Masikryong, të cilat i kanë kushtuar 35 milionë dollarë, kryesisht i papërdorur që mbahet i hapur për ekipet e punëtorëve me gra e fëmijë. Shumica e fondeve të tij personale dyshohet se vijnë nga aktivitete të paligjshme, të tilla si droga, armët, kontabiliteti i rremë dhe transaksionet bankare të dyshimta (kohët e fundit Financial Times i ka kushtuar një artikull të gjatë për “kapitalizmit mik”, që po rrit ekonominë Koresë së Veriut). /Shqip/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...