Published On: 8 Nëntor, 2016

“Të hapen negociatat”: Por Kukan e Fleckenstein ‘përplasen’

Komiteti i Stabilizim Asocimit nuk ka dalë me një deklaratë të përbashkët për procesin e integrimit.

Shkak për përplasjen e fortë mes opozitës dhe maxhorancës është bërë një amendament i vetëm në të cilin thuhet: Komiteti i bën thirrje Komisionit t’i rekomandojë Këshillit që të hapë negociatat si dhe i bën thirrje Shqipërisë te zbatoje reformën ne drejtësi dhe të siguroje progres të qëndrueshëm ne raport me zbatimin e 5 prioriteteve  te nevojshme per hapjen e negociatave.

Në këtë paragraf bie në sy se dhe maxhoranca ka hequr dore nga thirrja per caktimin e një date për hapjen e negociatave por kete here debati është fokusuar tek fillimi i paragrafit ku i bëhet thirrje komisionit.

Ky amendament është votuar vetëm nga maxhoranca dhe kryetarja e komisionit të Integrimit, demokratja Majlinda Bregu.

Në një reagim ne Facebook, bashkëkryetari i komitetit, deputeti socialist Taulant Balla, shkruan: “Skandali i PD shkon deri në fund. Bumçi, Islami, Bylykbashi, Halimi dhe Pollo votojnë kundër rekomandimit për hapjen e negociatave. Ja teksti qe mori votat pro te deputeteve te mazhorances, eurodeputeteve te majte, te djathte dhe te gjelbër dhe te Majlinda Bregut: Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri i “bën thirrje Komisionit Europian dhe Këshillit per hapjen e negociatave dhe Shqipërisë te siguroje me shume progres te qëndrueshëm ne lodhje me implementimin e 5 prioritetve, qe duhen per hapjen e negociatave”.

Ndërsa demokrati Aldo Bumçi deklaroi se Komiteti i Stabilim-Asocimit është nje komitet, që nuk merr vendime dhe është mashtrim i hapur të thuash që opozita votoi kundër.

Sipas tij, kushtet që duhen plotësuar nuk i vendos opozita shqiptare, por Bashkimi Europian.

Ditën e mërkure, komisioneri i zgjerimit Hahn do te prezantoje para komisionit te jashtëm te parlamentit europian raportet e progresit për vendet e Ballkanit perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Ndërkohë Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, raportues të Parlamentit Evropian për Shqipërinë nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për pezullimin nga Gjykata Kushtetuese e ligjit të Vetting-ut pas ankimimit si antikushtetues, që i bëri partia demokratike ligjit kyç të reformës në drejtësi.

Sipas TV Klan, të dy kanë replikuar për këtë çështje në Komitetin e Asocim Stabilizimit BE-Shqipëri, që u mbajt në Bruksel.

Knut Fleckenstein vë në pikëpyetje domosdoshmërinë e konsultimit të Gjykatës Kushtetuese me Komisionin e Venecias për ligjin e Vetting-ut.

Por raportuesi në hije për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Kukan, i ka kujtuar Fleckenstein, se është vetë Bashkimi Evropian që i kërkon Shqipërisë dhe vendeve aspirante të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit, si një parim bazë i ndarjes së pushteteve.

“Ne duam të shohim zbatimin e reformave individuale edhe në terren. Për procesin e Vetting-ut, jam shumë kurioz të mësoj nëse ka diçka antikushtetuese. Dua të di më shumë nëse Gjykata Kushtetuese duhet të kërkojë vërtet mendimin e Komisionit të Venecias për t’u shprehur mbi ligjin e Vetingut”, tha Fleckenstein.

“Asnjë nuk mund të kritikojë partinë demokratike pse ka dërguar ligjin e Vetting-ut në Gjykatën Kushtetuese. Është e drejta e tyre dhe është tërësisht në rregull. Jemi ne që ju themi juve të respektoni pavarësinë e gjykatave, pasi është një parim bazë.

Gjykata Kushtetuese në Sllovaki ka dhënë disa vendime që janë krejtësisht të papëlqyeshme, por ne duhet t’i respektojmë ato. Pra, në rastin e Shqipërisë, duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, replikoi Kukan.

E ndërsa ndajnë qëndrime të ndryshme për ankimimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese, dy raportuesit janë në sinkron të plotë për sa i takon zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, të cilat sipas tyre përbëjnë një test të vërtetë për kulturën politike demokratike në vend dhe për ecurinë e vendit në integrimin evropian.

Më 9 nëntor publikohet raporti i progresit të Shqipërisë për anëtarësim në BE, nga i cili qeveria shqiptare pret hapjen e negociatave.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...