Published On: 7 Gusht, 2017

Të gjithë të vrarët kanë qenë personalitete që dhanë shumë për Kosovën

  • Po bëhen gati dy dekada që kur filluan të kryhen këto vrasje – vrasja e Enver Malokut në janar të 1999 – dhe Shteti i Kosovës, përfshi edhe UNMIK-un dhe EULEX-in, ka dështuar të sjellë drejtësi për to.
  • Besian Mustafa
    Djali Xhemajl Mustafës

 

X: “Ju keni vra udhëheqës shqiptar pas luftës.”

Y: “Jo valla, vrasësit dhe shokët e tyre janë me ju!”

X: “Jo valla! Në kohën e vrasjeve ata kanë qenë me ju!”

Z: “Jo jo, ata të vetit i kanë vra.”

Rëndomë siç ndodhë në kohë fushate apo pasfushate palët shkojnë ose duke u viktimizuar ose duke akuzua

Mirë që më në fund keni filluar publikisht të pranoni që udhëheqësit shqiptar janë vrarë nga vet shqiptarët për arsye politike.

Por, a ka një dozë morali në këtë politikën tonë? A ka një dozë të asaj që njihet si përgjegjësi publike, apo të gjithë flasim çfarë të duam dhe kur të duam. Me rëndësi me mbledhë like, komente, share, klikime, vota, apojo?

Po bëhen gati dy dekada që kur filluan të kryhen këto vrasje – vrasja e Enver Malokut në janar të 1999 – dhe Shteti i Kosovës, përfshi edhe UNMIK-un dhe EULEX-in, ka dështuar të sjellë drejtësi për to.

Është e çuditshme sa shumë flasin dhe sa shumë dinë politikanët, gazetarët, prokurorët e analistët për këto vrasje – madje lakojnë edhe emra deri të policëve e deputetëve, sipas tyre, të përfshirë në këto vrasje – por është gjyqësia ajo që heshtë; ajo assesi nuk po arrin t’i arrestojë ata që dhanë urdhra për këto ekzekutime.

Si është e mundur që në një vend me një popullsi prej 1.8 milionë banorësh të gjithë dinë aq shumë, e askush nuk di asgjë!?

Për këto gati 17 vjet ajo që kemi kërkuar është zbardhja e vrasjeve politike në Kosovë, por asnjëherë nuk i kemi lejuar vetes që të akuzojmë individë apo organizata të caktuara. Është gjyqësia ajo që duhet ta bëjë këtë!

Publikisht, nga vetë politikanë, gazetarë, prokurorë e analistë, janë përmendur organizata, politikanë, lider partish, (ish)ministra… por e tëra ka përfunduar vetëm në akuza verbale. Dhe vetëm aq! Pa asnjë veprim konkret. Me rëndësi me mbledhë like, komente, share, klikime, vota, apojo?

Të nderuar të gjithë ju “që dini kaq shumë” për këto vrasje depononi dëshmitë në prokurori.

Të gjithë të vrarët politikë kanë qenë personalitete që kanë dhënë shumë për Shtetin e Kosovës. Kanë qenë personalitete që janë vrarë nga kundërshtarët e tyre politik (kushdo qofshin ata) dhe Shteti i Kosovës i ka borxh atyre dhe çdo qytetari të Kosovës t’u jap drejtësi.

E ju politikanë, gazetarë, prokurorë e analistë që dini shumë gjë e nuk dini asgjë, para se të flisni mendoni vetëm një gjë: çka nëse ju do të ishit në vendin e të vrarëve, a thua si do të reagonin familjet tuaja?

A e dini sa është e vështire, edhe pa deklaratat e juaja sensacionale llajko-komento-klikuese, të jetoni gjithë këto vite në lëkurën tonë dhe me pikëpyetjen në kokë ”kush e dha urdhrin?”

Me rëndësi me mbledhë like, komente, share, klikime, vota, apojo?

Në fillim ata iu sulën Socialistëve dhe unë heshta –

sepse nuk isha socialist.

Pastaj ata iu sulën Sindikalistëve dhe unë heshta –

sepse nuk isha sindikalist.

Pastaj ata iu sulën hebrenjve dhe unë prapë heshta –

sepse nuk isha hebre.

Pastaj m’u sulën mua – por s’kishte mbetur më askush të fliste për mua.

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery says:

    …dhe te gjithe dorasit e urdherdhenesit kriminel e gjitha atyre vrasjeve te para , gjate dhe paseluftes ,jane individ qe bene shume per Serbine…!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...