Published On: 19 Gusht, 2017

Të gjithë shqiptarët në botë ta kundërshtojmë ligjin kundër gjuhës shqipe në Maqedoni

 

Përpjekje të mbrapshta, të errëta dhe duhet kundërshtuar nga të gjithë folësit e denjë të gjuhës shqipe gjithandej ku flitet e shkruhet shqip, nga personalitetet e denja të jetës kulturore, arsimore dhe universitare të shqiptarëve në Maqedoni, e më parë nga të gjithë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Shkruan: Nijazi Muhamedi

Me “Ligjin e gjuhëve”, që në fakt është një “Ligj-poshtërimi i shëmtueshëm dhe me aluzion të mbrapshtë ndaj gjuhës shqipe dhe gjithë folësve të saj gjithandej ku flitet e shkruhet shqip, në agjendë të “miratimit” është vënë komedia më e turpshme politiko- gjuhësore për ta luajtur si premierën e fundit të poshtërimit ndaj shqiptarëve dhe për të ngritur pala maqedonase “dollinë e fundit” të poshtërimit e të nënshtrimit të shqiptarëve, pas dollisë së parë, që e thonë vetë, që e kanë ngritur në vitet 1990, dhe pas “negocimeve” të MO-së me 2001, ku “me dorën jolegjitime shqiptare”, forcuan lakun e nënshtrimit ndaj shqiptarëve…!
Ky projektligj, që në fakt përbën vetëm një instrument “dytësor” në POLITIKËN GJUHËSORE SHTETËRORE TË MAQEDONISË, poshtëron statusin dhe përdorimin e saj jo të denjë, si “gjuhë shërbëtore” (një zhargon poshtërues nga teoria dhe praktika e politikave gjuhësore kolonialiste) dhe pretendon të “rregullojë” vetëm përdorimin “shoqërues”, përdorimin” prej shërbëtoreje të gjuhës VETËM NË LËMIN E ADMINISTRATËS PUBLIKE, pa vleftësi të njëjtë juridike të tekstit të saj me tekstin e “gjuhës së vetme zyrtare” që është “pranuar në MO dhe që përdorimi i së cilës, nga vitit 1997 dhe gjer në kohën e këtij Projekt-ligji-poshtërimi është zbatuar në detajet e saj më poshtëruese dhe më nënshtruese, sepse “gjuhës së vetme zyrtare-maqedonishtes” i janë lënë në dispozicion zhbërja nëpërmjet “lejim-cungimit”, e “lejim-torzos së IDENTITETIT kombëtar, kulturor e gjuhësor të folësve të gjuhës “minoritare” dhe mohimit të saj si trashëgimi, si e drejtë dhe si dinjitet kolektiv.
Projekt “ligj-poshtërimi i gjuhëve, në këtë variant sikundër është punuar në zyrat e ASHAM-it’, dhe si është lexuar dhe lejuar bodrumeve të “takimeve të lajthive, bodrumeve” nga folës jolegjitim për të mbrojtur dinjitetin e saj, nga “pazarxhinj të shëmtuar’ të dinjitetit të saj” përbën forcimin e lakut të “maqedonizimit”, në fakt të sllavizimit gjuhësor, kulturor institucional të shqiptarëve në Maqedoni, dhe me këtë i bëhet një agresion i turpshëm dhe i palejueshëm ndaj INTEGRITETIT IDENTITETIT SHQIPTAR.
Përpjekjet e “folësve jolegjitim”, i bastardëve, për ta bllokuar ndër shqiptarë debatin legjitim mbi këtë “projekt-ligj poshtërim”, duke tentuar për ta nxjerrë nga “bodrumi në miratim brenda natës” dhe duke “e debatuar me folës e lejues jolegjitim, të tjetërsuar gjuhësisht e politikisht, duhet kuptuar si përpjekje të mbrapshta, të errëta dhe duhet kundërshtuar nga të gjithë folësit e denjë të gjuhës shqipe gjithandej ku flitet e shkruhet shqip, nga personalitetet e denja të jetës kulturore, arsimore dhe universitare të shqiptarëve në Maqedoni, e më parë nga të gjithë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, që përfaqëson shtetin shqiptar si garant kushtetues dhe institucional i identiteti shqiptar, dhe si garant kushtetues (neni 18) i të drejtave identitare, kulturore dhe kolektive të shqiptarëve jashtë Shqipërisë…!

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...