Shendetesi

Të gjithë burrat që duan të bëhen baba, duhet ta lexojnë këtë lajm

  • Burrat që duan të bëhen prindër, duhet të kenë kujdes se çfarë hanë.

Një studim i fundit ka gjetur një lidhje të fortë ndërmjet të ushqyerit dhe cilësisë së spermës, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.

Dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë meshkujt që hanë shumë peshq, shpezë, perime, fruta dhe ushqime me nivel të ulët të yndyrës.

Por lajmi i keq është se ushqimet e përpunuara të mishit, patates, djathit dhe alkooli, kishin efekt të kundërt tek sperma.

Studiuesit spanjollë të Universitetit “Rovira i Virgili”, zbuluan se ushqimet e pasura me acid yndyror omega 3, zink dhe vitaminë D, kanë prodhuar spermë më pjellore.

Poashtu, ushqimi ndihmon nëse ka edhe nivele të larta të vitaminës E, C dhe selen.

Në anën tjetër, konsumi i lartë i alkoolit, kafeinës, mishit të kuq dhe të përpunuar, ka efekte negative në mundësitë e shtatzënisë. /Gazeta Shneta/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *