Published On: 6 Korrik, 2017

Të dyshuarit për vrasjen e policëve të UNMIK-ut dalin sot para Gjykatës

  • Dy të arrestuarit e djeshëm nga Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës do të dalin sot para gjykatës.

Sot pritet që në Gjykatën Themelore në Prishtinë të zhvillohet seanca e caktimit të masës së sigurisë ndaj dy personave që u arrestuan dje në afërsi të Podujevës nga Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës.

Prokurori i kësaj çështjeje është Danilo Cecarelli, ndërsa seanca do të nisë së shpejti.

Prokuroria Speciale e Kosovës lëshoi dje një komunikatë në të cilën sqaroi se dje në aksionin e Policisë së Misionit Evropian për Sundim të Ligjit dhe asaj të Kosovës u arrestuan dy persona të dyshuar për vrasjen e dy zyrtarëve të UNMIK-ut në vitin 2004.

Prokuroria në komunikatë bëri të ditur se në lidhje me këtë vrasje pritet ekstradimi i një personi tjetër, ndërsa janë në kërkim edhe disa njerëz të tjerë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...