Published On: 17 Gusht, 2017

Të arrestohen të gjithë qorrçytykët e politikës e të mbahen në burgje

  • Ja, si dilet nga kriza politike shtetërore

  • Haki Bunjaku

Duhet të lindet mbinjeriu (kush mundet ta pret) të vihet në krye të masës, të arsimit, të policisë, të FSK-së dhe të administratës dhe të udhëheq protestë gjithëpopullore (me fjalë tjera puç).

Ja të ndërrohet udhëheqja banditeske, ja të ndërrohet populli!

Kështu hallakamë si është nuk bën, nuk shkon. Prandaj, urgjentisht duhet diçka të ndërrohet, se na piu e zeza për shumë mot.

Të kidnapohen të gjithë qorrçytykët e politikës, të vihen në pranga e të mbahen në burgje.

Derisa ata mrizojnë, të mbahen zgjedhjet me kandidat të papërlyer dhe të vihen në krye të shtetit funksional. Në shtetin me udhëheqje të pastër, të themelohet gjyqësia e paanshme, para së cilës këta qorrçytykët që uzurpuan shtetin e shkretuan vendin të përgjigjen penalisht dhe të marrin dënime të meritueshme (mesatarisht nga 10 vite heqje lirie).

Kjo pushtetarëve të ardhshëm do tu shërbej si shkollë edukative.

Tentimi i tashëm për koalicione i ngjan pazarit të çergarëve me kuaj, ku askush nuk fiton, vetëm bëjnë tramp.

Ata që tash po tentojnë të bëhen gati për të pri në pushtet e shtet, janë krejt hajna e kriminelë dhe mut mbas muti, që e mira e së mirës është vetë të tërhiqen.

Po su bë kështu zgjidhje nuk ka, vetëm magjuphane, ku të njëjtit prapë do të vjedhin, do të reketojnë e do të korruptojnë dhe mbi të gjitha gjyqet do ti mbajnë nën sundim.

Të gjithëve fshisë e të pastrohet terreni politik shtetëror!!!

Nuk mund të durohen kjo garniturë idiotësh politikë deri në pafundësi!

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...