Published On: 4 Korrik, 2017

Taulant Balla paralajmëron “furtunën” në administratë, ja si do të bëhet punësimi që sot e tutje

Partia Socialiste, duket se fokusin e parë të mandatit të saj të dytë e ka te administrata. Pa filluar ende reformimi i qeverisë, Rama ka dhënë detyrat e para, ku disa prej emrave më të njohur të kësaj partie janë ngarkuar me pastrimin e administratës nga punonjës partiak. Taulant Balla, ka nisur në Peqin turin ““Bashkëqeverisja me njerëzit për Shqipërinë që duam”. Ai është shprehur se punësimet në administratë do të bëhen në bazë të performancës. “Tepsinë e byrekut do ta kthejmë përmbys, nuk ka më tepsi” u shpreh Balla.

Më tej Balla falënderoi të gjithë ata që punuan me zemër dhe vendosën interesat e vendit mbi interesat e tyre, duke mbështetur dhe duke votuar PS.

 

“Dua të falënderoj këdo që vuri interesin e Shqipërisë mbi interesin personal, vuri interesin e Shqipërisë mbi lidhjet e shkurtra dhe votoi për Partinë Socialiste, sepse ishte një votë shumë e rëndësishme. Kjo votë i dha Shqipërisë një drejtim për të cilin Shqipëria kishte nevojë.

 

Të gjitha strukturat e PS, nga sot e tre muaj me radhë, do të merren me një analizë të thellë të rezultatit, pritshmërive dhe faktorëve.

 

Në 25 Qershor ne fituam besimin e shqiptarëve dhe nuk do t’i zhgënjejmë ata. Tepsinë e byrekut do ta kthejmë përmbys, nuk ka më tepsi. Administrata do të jetë në bazë të meritës, në bazë të performancës; dhe kur flasim për meritë aty përmblidhen të gjitha.”

 

Më tej, Balla tha se pavarësisht se fushata mbaroi, tani nis puna e vërtetë e bashkëqeverisjes me qytetarët, duke u ndalur përsëri në çdo fshat e qytet për të dëgjuar nga afër problemet dhe sugjerimet e gjithësecilit.

 

“Sot jemi për të festuar një festë të rëndësishme të Shqipërisë, sepse në 25 Qershor nuk fitoi PS, por fitoi bashkëqeverisja me qytetarët.

 

Prej sot e deri në fund të këtij muaji do të shkojmë në disa prej zonave të Peqinit për të komunikuar me njerëzit, se PS i ka fituar këto zgjedhje për të bashkëqeverisur me njerëzit.

 

Ne do të bashkëqeverisim me njerëzit sepse aleancën e vetme që kemi këto 4 vite, e kemi vetëm me njerëzit.

 

Do të bëjmë të gjitha detyrat që na ka lënë populli, në të gjitha takimet. Ne sot nisim këtu në Peqin bashkëqeverisjen me njerëzit duke i dëgjuar ata dhe problemet e tyre”, tha Balla.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...