Published On: 28 Gusht, 2017

Tash e 18 vjet, Nysrete Kumnova bashkë me burrin kërkojnë të birin (Video)

  • Ditët nga netët kanë fare pak dallim për kryefamiljarët e familjes Kumnova në Gjakovë.

Nesretja dhe Muharremi, të mbetur vetëm në shtëpinë e tyre, presin në ankth tash e 18 vjet një lajm për të birin, Albionin, i cili u nda nga ta mesditën e 6 prillit të 1999-ës, raporton KTV.

Të paktën një herë në ditë ajo hyn në dhomën e të birit, Albionit, ku ruan me xhelozi çdo gjë.

Deri vonë, ajo besonte se i biri i saj është gjallë dhe po mbahej në burgjet serbe, por kjo shpresë tashmë është shuar. Krejt çka do tash janë eshtrat e tij t’i varrosë vet sa është gjallë.

Jo rrallë, Nesretja e Muharremi marrin rrugën për në varrezat e martirëve në Qabrat, për të parë varrin bosh të të birit.

Ndonëse trupi i tij nuk u gjet kurrë, varri me emër e mbiemër është mes shumë të tjerëve të zhdukur gjatë luftës.

Pas vajit, ajo me bashkëshortin kthehen prapa me shpresën që në vizitën e ardhshme, eshtrat e Albionit do të prehen në paqe në këtë varr.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...