Published On: 17 Maj, 2017

Taravari, VMRO-DPMNE-ja do të përgjigjet për krimin që ka bërë

  • Sekretari i LR PDSH dr. Arben Taravari i cili po qëndron një vizitë zyrtare në Washington, ka ka pasur shumë takimeve me zyrtar të lartë Amerikan dhe Kongresmen, ai gjithashtu ishte i ftuar edhe në Zërin e Amerikës ku ka folur për situatën aktuale në Maqedoni, transmeton Gazeta Express.

I ftuar në VOA, Arben Taravari ka thënë se qeveria reformatore po trajtohet si një Qeveri shprese e cila do ta ndrojë diskursin politik në interes të qytetarëve të RM. Gjithashtu ai ka përmendur se Qeveria e re urgjentisht do të duhet te krijojë mundësi për një sistem të pavarur gjyqësor me çrast, krerët e VMRO-së që janë të implikuar në krim të organizuar dhe korrupcion masiv do të duhet që sa më shpejt të dalin para drejtësisë dhe të të marrin dënimin e merituar.

Taravari më tej shton se Qeveria e re do të zbardhë edhe shumë raste të montuara politike, me çrast shqiptarë të pafajshëm po qëndrojnë nëpër burgje si pasojë e shumë proceseve politike qe i ka bërë qeverisja e VMRO për 10 vite.

Ai thotë se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme ta përkrah qeverisjen e qe reformatore, jo për pozicione dhe poste shtetërore por për interesin politik të vendit dhe perspektiven ekonomike dhe politike të shqiptarëve.

Si rrjedhoje e kësaj do të ketë një ligj i cili do ishtë në harmonizim me kërkesat e shqiptarëve për përdorimin e gjuhës shqipe me një avansim te theksuar nga ky ligj ekzistues.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...