Published On: 29 Tetor, 2016

Talent bëhesh! 12 orë në ditë në kërkim të perfeksionit

Para disa javësh, një gazetë e huaj pyeste se si ka mundësi që një vend i vogël si Shqipëria, ka nxjerrë kaq shumë talente në opera dhe balet.

Një prej përgjigjeve ishte edhe ndikimi i shkollës ruse gjatë komunizmit në vend.

Pavarësisht se gjërat kanë ndryshuar prej atëherë, sërish shkolla ruse vazhdon të ruajë traditën e saj.

Këto foto janë bërë nga një amerikane, e quajtur Rachel Papo.

Ajo tregon se si nxënësit në Rusi, nga mosha 10 deri në 18 vjeç, dedikohen 12 orë në ditë për gjashtë ditë të javës, që të bëhen balerinë të mirë.

Papo thotë se kaloi pesë javë në Shën Petersburg për të realizuar projektin e saj: “Dëshpërimisht perfekt”.

“Edhe pse punonin kaq shumë, sërish ata mendonin se mund të bëheshin më të mirë. Konkurrenca mes tyre shtonte akoma më shumë ndjenjën e dëshpërimit për t’u bërë perfektë”.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...