Published On: 26 Maj, 2017

Takohen liderët më të pashëm botërorë (Foto)

  • Presidenti i zgjedhur i Francës, Emannuel Macron, ka takuar sot kryeministrin kanadez Justin Trudeau gjatë samitit të G7 mes ekonomive më të fushime botërore e që sivjet po mbahet në Sicili të Italisë.

Macron dhe Trudeau u takuan për herë të parë me njëri-tjetrin, ndërsa ajo për çfarë u përfolën mjaft shumë këta liderë n֝ë mediat e edhe në rrjete sociale është pamja e tyre e jashtme.

Presidenti francez 39 vjeçar dhe kryeministri kanadez 45 vjecar, – të dy përveç që janë liderë që përfaqësojnë vlerat liberale e simpatizohen për këtë, ata thuhet se janë ndër liderët më të pashëm në botë.

Trudeau ka shkruar se sot në takimin e parë të tij me Macronin kanë folur për punësim dhe për sigurinë. Kryeministri kanadez më tej shkruan se intersohet për bisedime edhe në vazhdim me të Presdinetin francez, të cilin e quan mik.

Në samitin e G7’ës përveç Kanadasë e Francës marrin pjesë edhe 5 fuqi botërore si Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ky samit udhëhiqet nga presidenti amerikan, Donald Trump. /Express/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...