Published On: 27 Nëntor, 2016

Takohen “fshehtas” për riformatim, nuk japin emra (Video)

Partitë e koalicionit janë duke zhvilluar takime intensive për të diskutar rreth riformatimit të Qeverisë, ani pse publikisht nuk kanë dalë me rezultatet e takimeve.

Ndryshimin e disa ministrave, dhe largimin e disa prej tyre e pranojnë të dy partitë e koalicionit, edhe pse takimet për këtë qështje më shumë po i zhvillojnë ndaras se sa bashkë.

Lidhja Demokratike e Kosovës është takuar në vazhdimesi për t’u dakorduar rreth tkurrjes së Qeverisë, dhe këshilli i kësaj partie pohon se disa ministra të saj duhen ndërruar.

Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova ka thënë për Tribuna Channel se partia e tij është takuar shpesh për këtë qështje por se barrën kryesore për ta dizajnuar riformatimin ia kanë lënë kryetarit, Isa Mustafa.

Ndonëse nuk ka dashur të flasë me emra ai ka pohuar se është diskutuar për ndëriimin e disa ministrave të partisë së tij, por se takimet dhe konsultimet po vazhdojnë edhe me partnerin e koalicionit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...