Published On: 25 Gusht, 2017

Takohen Albin Kurti e Lutfi Haziri, kjo është arsyeja!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri dhe Albin Kurti i Vetëvendosjes janë takuar në mëngjesin e sotëm.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së,Isa Mustafa, i cili tha se dy përfaqësuesit e partive janë takuar sot për të biseduar për programet e partive në mënyrë që të dilet nga kjo situatë.

“Sot është takuar Haziri me Kurtin dhe kanë biseduar për programet e dy partive për të parë se cka kanë në interes të përbashkët”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se cdo ditë që ai po qëndron si kryeministër në detyrë, është ditë e humbur kot.

“Me PDK jemi deklaruar se nuk bëjmë më koalicion e as me ndonjë koalicion tjetër ku bën pjesë PDK-ja për arsye tashmë të ditura”, ka shtuar Mustafa.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...