Published On: 4 Korrik, 2017

TAKIMI I KRYESISË SË NGUSHTË E KËSHILLIT TË MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË BAVARI

 

 

Dje, më 01  korrik 2017, kryesia e “Këshillit të Mësimit plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari”, pati mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera u pasqyrua puna dhe aktiviteti i deritashëm i Këshillit, që nga Kuvendi themelues e këtej.

Në mbledhje përpos anëtarëve të kryesisë së Këshillit mori pjesë edhe konsulli i Republikës së Shqipërisë shkëlqesia e tij z. Dashnor Ibra. I ftuar ishte edhe kryekonsulli i Republikës së Kosovës, Nasert Idrizi, që për shkak të obligimeve tjera që i kishte, nuk pati mundësi të marrë pjesë, me gjithë dëshirën që e kishte për të ardhur.

Në fillim të mbledhjen sekretari i Këshillit, Isuf Bytyçi, paraqiti rendin e ditës prej 8 pikash, më pastaj fjalën e mori kryetari i Këshillit z. Mustafë Krasniqi, i cili ndër të tjera foli për rendësin e takimit dhe sfidat që i presin në të ardhmen. Po ashtu u ndal tek çështja e hapjes së klasave dhe formën e pagëns së mësuesve. Pas përfundimit të fjalës së z. Krasniqi mori fjalën Konsulli i  Shqipërisë z. Dashnor Ibra, i cili me kënaqësisë dhe disa këshilla e sugjerime që dha u zotua se vazhdimisht do te jete pranë nesh dhe do jap përkrahjen e tij intelektuale dhe atë institucionale në favor të Mësimin plotësues në Gjuhës Shqipe në Bavari. Ky organizim i juaji jo vetëm që është nder për institucione tona, po ne edhe duhet të ju falënderojmë për punën tuaj vullnetare që bëni tha ndër tjerash z. Ibra.

Z.Ibra më tej u ndal në gjetjen e modelin të një bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse Bavareze, po ashtu dhe se si t’i nxisim bizneset shqiptare që veprojnë këtu, për ta ndihmuar shkollën shqipe. Në këtë drejtim foli dhe Donika Zonja, Agron Ibrahimi, Fran Tanushi, Isuf bytyçi, Jonuz Veliqi dhe Mislim Berisha- këshilltar i Shoqatës.

 

Znj. Donika Zonja, njëherit dhe përgjegjëse e komisionit për Këshillin e prindërve, u ndal tek aktiviteti i punës së saj rreth hapjes së klasave dhe sfidave të mëdha që po përballemi si komunitet shqiptar. Informoi se janë hapur katër klasa në Munih, si dhe janë në proces të hapjes edhe shumë klasa tjera.

Rreth hapjes së klasave u mor vendimi nga kryesia e KMPGJSH, që  më të mos insistohej të hapen klasa tjera gjatë këtij viti, pasi që dhe është fundi i vitit. Po, ne si kryesi në bashkëpunim me të gjitha këshillat e prindërve dhe mësuesit, të përgatitemi për vitin e ardhshëm shkollor, që do të filloj në fund të shtatorit. Për këtë, kryesia mori vendim që ta thërras kryesin e gjerë për takimin e radhës, si dhe të dal me informimin e datës së saktë. Ndërsa në fund të takimit u morën këto vendime:

-Të shpërndahen fletëregjistrimet për regjistrimin e nxënësve për vitin 2017/18.

-T’ju shpërndahet kërkesa për sigurimin e pagën së mësimdhënësit, të gjitha shoqatave, bizneseve apo bashkëkombësve që kanë vullnet për ta ndihmuar shkollën shqipe. Për të gjithë ata që janë të interesuar ua ofrojmë nr.tel. 0157/51383105 dhe 0176/48581599, si dhe emailin: lapshbavari@gmail.com. Po ashtu dhe  Kontonumrin:

 

         Liga der albanischen Lehrer und Eltern in Bayern

e.v. Stadtsparkasse München,  Sparkassenstraße2 

Iban.: DE37 7015 0000 1004 8179 44   bic.: SSKMDEMMXXX,

 

Takimi i kryesisë të ngushtë të Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe u përmbyll me paraqitjen e rezultateve dhe me parapritjen me përballjen e sfidave të reja.Si problem në vete dhe sfiduese është sensibilizimi në masë, tek bashkëkombësit, vijimi i nxënësve në shkollën shqipe, si dhe sigurimi i pagës së mësimdhënësve. Pra, për këtë mbetemi me shpresë se mërgata shqiptare, bizneset dhe shoqatat se do të reflektojnë pozitivisht për të mirën e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe. Nga kjo mbledhje doli si qëndrim i kryesisë që të gjithë ata që duan ta ndihmojnë shkollën shqipe, në çfarëdo forme qofshin ato të jemi bashkëpunues, po më tepër kërkuan që institucionet tona të jenë sa më vigjilente ndaj këtij rreziku të mundshëm të asimilimit tek fëmijëve tanë, që këtë nuk do ta dëshironte asnjë mërgimtar shqiptar.

 

Zëdhënësja e KMPGJSH: Lorita Ismaili    Formulari 2017-18

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...