Published On: 24 Prill, 2017

Tahiri: Zgjedhjet parlamentare e çojnë PDK-në ose LDK-në në opozitë!

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, ka vlerësuar se nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Nuk duket se do të ketë zgjedhje të parakohshme, së paku jo përpara se të shkohet në pushimet e verës. Nuk shihet shkas që kryeministri të japë dorëheqje dhe ta çojë vendin në zgjedhje parlamentare, e as nuk po duket që nisma për votëbesimin e Qeverisë do të ketë përkrahje, gjithashtu asnjëri nga partnerët, pra LDK-ja ose PDK-ja të dalin nga koalicioni qeverisës”, ka deklaruar ai për “Zërin”

Sipas Tahirit, po që se partitë e vogla si është AKR-ja e “Alternativa” e kalojnë pragun, atëherë asnjë parti nuk do të mundet t’i marrë 30

“E sigurt se pas këtyre zgjedhjeve ose PDK-ja ose LDK-ja do të shkojë në opozitë. Kjo varet shumë prej ‘Vetëvendosjes’ se me kë shkon ajo. Pra, duket se në mandatin e ardhshëm PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe do ta humbasë me gjasë edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit nëse nuk del partia e parë për shkak të atmosferës së krijuar”, është shprehur Tahiri.


Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...