Published On: 7 Korrik, 2017

Tahiri: Ta shohim ofertën e PAN-it e pastaj të flasim për refuzim!

Analisti politik, Ramush Tahiri në një prononcim për ‘‘Gazeta Blic’’ ka shprehur dyshimin e tij rreth zërave brenda koalicionit LDK-AKR-Alternativa (LAA) që e kundërshtojnë mundësinë e bashkëqeverisjes me PDK-në.

Tahiri është shprehur shkurtimisht duke thënë se duhet të presim për ofertën që do ta bëjnë akterët e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) dhe pastaj të flitet për më tutje.

“Të shohim kur të vjen oferta zyrtare nga PAN-i dhe të shohim kur të deklarohen liderët e parive ose organet më të larta të subjekteve politike se vetëm këto janë zyrtare dhe qëndrime të tjerat janë shprehje mendimesh”, tha ai për Gazeta Blic.

Gjithashtu, sipas Tahirit është e rëndësishme që pas ofertës së PAN-it të deklarohen edhe liderët e partive të koalicionit LAA dhe organet e këtyre partive e pastaj të flitet për refuzim të PDK-së, shkruan GazetaBlic.

Në të kundërtën, sipas Tahirit zërat brenda LAA që kundërshtojnë koalicionin me PDK-në janë vetëm mendime personale të këtyre individëve.

Në anën tjetër zyrtarë të LAA, si Vjosa Osmani, Agim Bahtiri dhe Ilir Deda kohëve të fundit kanë qenë të zëshëm në kundërshtimin e tyre rreth koalicionit të mundshëm mes LAA dhe PAN-it.

Madje ditë më parë njëri ndër themeluesit e nismës qytetare Alternativa, Ilir Deda u ka bërë thirrje publike edhe AAK-së e Nisma-s që të shkëputen nga PDK-ja e të bashkohen për ta dërguar atë në opozitë./GazetaBlic.com/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...