Published On: 21 Tetor, 2016

Tahiri: Stojanoviq shkoi “kokë në vete” në Bruksel-për Trepçën s’ka dialog

Ministrja për dialog Edita Tahiri, në një intervistë për RTK-në tha se përpjekjet diplomatike serbe rreth çështjes së Trepçës janë të kota dhe Don Kishoteske. Sipas Tahirit, 23 vende anëtare të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ata e dinë se Kosova vendos për pronat dhe pasuritë e veta. Ajo, më tutje shtoi se sikurse Stojanoviq ashtu edhe dy ministrat serbë kanë shkelur Kushtetutshmërinë e Kosovës me shkuarjen e tyre në Bruksel, dhe se ata duhet të thirren në përgjegjësi.

“Dy ministrat serbë kanë  shkelur Kushtetutshmërinë e Kosovës me shkuarjen e tyre në Bruksel, duke lobuar kundër Trepçës. Prandaj, Qeveria duhet të merret me këtë shkelje që ia kanë bërë ministrat serbë kushtetutshmërisë së shtetit.  Pra, kryeministri dhe qeveria duhet t’i thërras dhe të bisedojë me ta lidhur me këtë shkelje. S’mund të jesh ministër në një shtet dhe të veprosh kundër interesave të po atij shteti”, tha Tahiri në një intervistë për RTK-në.

“Edhe unë kam kuptuar nga mediat për këto veprime që po i bën jo vetëm zëvendëskryeministri i Kosovës Stojanoviq, por edhe dy ministra. Mendoj që e kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës sepse ata kur janë zgjedhur ministra e kanë dhënë betimin si të gjithë qeveria pranë Kuvendit të Kosovës e të cilin jemi betuar se do ta respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Mendoj se është një qasje e gabueshme dhe kundërligjore dhe qeveria duhet të merret me këtë shkelje që e ka bërë ai dhe të tjerët”, ka thënë Tahiri për RTK

Ajo përseriti se Trepça është pronë e Kosvës dhe vetëm Kosova vendos për këtë.

“Ne as për Trepçën dhe as për asetet tjera të Kosovës nuk do të diskutojmë asnjëherë me Serbinë dhe jëto janë vijat e kuqe të shtetit të Kosovës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, dialogu i Brukselit është një kusht për ardhmen e të dyjave shteteve, si Kosovës ashtu edhe Serbisë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...