Published On: 29 Maj, 2017

Tahiri: Rinia forca tranformuese, ide të reja dhe shpresë për të ardhmen

  • “Ka dy lloj njerëzish, ata që marrin seriozisht vetëm veten e tyre dhe ata që i marrin seriozisht detyrimet e tyre. Në të folur mund të jenë njëlloj, por veprat e tregojnë ndryshimin midis tyre”, ka thënë kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Për ata që më njohin e dinë, për ata që besojnë e ndjejnë dallimin. E them pa modesti se në secilin angazhim, në secilën detyrë e punë në shërbim të publikut kam folur me vepra dhe jo vetëm me fjalë.

Nga fjala në vepër janë dy momente të rëndësishme. I pari kur kuptojmë që asnjë vend nuk është ideal, dhe atëherë ballafaqohemi me zgjidhjen që duhet të bëjmë – të heqim dorë nga ëndrrat tona për jetën ideale, ose të zgjedhim të punojmë për të përmirësuar shoqërinë tonë.

I dyti kur vendosim se a do t’i lëmë gjërat ashtu siç janë, me shpresë që dikush tjetër do t’i përmirësojë, apo do të zgjedhim të bëhemi bartës të ndryshimeve dhe vet do të punojmë që të përmirësojmë ato. Të rinjtë mund ta bëjnë ndryshimin duke qenë të dukshëm, të involvuar, të angazhuar në vendimmarrje, duke artikuluar vizionin e tyre ashtu që liderët nuk mund t’i injorojnë.

Nuk ekziston vend i përkryer, ose vend ku nuk mund të bëhen përmirësime.

Ne duhet të besojmë në energjinë e pashtershme dhe forcën transformuese e krijuese të secilit qytetar. Ndaj me një drejtim të ri si agjendë që na ngarkon të drejta e detyra të gjithëve, duam të ndërtojmë shoqërinë, ku energjia, kreativiteti e mundi i secilit të gjejë hapësirë jetësimi, përmes shtetit që ofron mundësi.

Andaj, nuk mund të ketë një dimension rëndësishëm se të rinjtë e mbledhur rreth kësaj platforme programore. Kosova-vend i zhvilluar, ky është objektivi ynë  i vështirë por i mundshëm. Andaj çdo orë e humbur është një shans më pak të ardhmen.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...