Published On: 20 Tetor, 2016

Tahiri konferencë për drogën: Eshtë mbjellë nga varfëria. I kthen përgjigje dhe Manjanit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot në një konferencë të posaçme për mediat pas 1.3 ton kanabis që u kap në Fushë-Krujë dhe qindra të tjerave në disa rrethe. Ai tha se droga është mbjellë nga varfëria. “Unë i mirëkuptoj por nuk i përkrah kultivuesit e kanabisit”, tha Ministri.

Më tej ai bëri të ditur një plan të ri masash. “Kemi një plan të veçante operacional për të parandaluar, kontrolluar dhe luftuar çdo përpjekje, për të trafikuar lëndë narkotike veçanërisht nga deti, që është mjedis shumë nxitës për të trafikuar lëndë narkotike”, u shpreh ai.

Forcat operacionale, ato të kufirit do të jenë 24 orë të angazhuara në patrullimin intensiv të kufirit, rrugët që të çojnë në kufi, vijoi ai.

Ndërsa i pyetur për deklaratën e Manjanit, i cili tha se duhet nxjerr ushtria në aksion për të luftuar drogën, Tahiri u shpreh se vlerësoj këshillat e shumëkujt e jo më të një kolegu, por në rastin konkret, Manjani mund të ketë patur qëllim të mirë, por është shprehur gabim.  Pra sipas Tahirit, nuk ka vend ushtria në aksionin antikanabis.

Forcimi i ligjit

“Do t’i propozoj Qeverisë rëndim të dënimeve për lëndët narkotike. Do t’i propozoj që dënimi të përshkallëzohet sipas përgjegjësisë së autorit, faji më i madh përgjegjësia më e madhe”, deklaroi Tahiri, i cili shpreson se kjo masë do të sjellë uljen e mbjelljes së drogës.

“Shitja, prodhimi që konsiderohen mbi përdorim vetjak do dënohet nga 1-5 vjet. Kjo vepër kur kryhet në sasi të mëdha do dënohet nga 7-­10 vjet. Do i propozoj Qeverisë, që në Kodin Penal të sanksionohet diferencimi i sasisë për dënimin e atyre që kryejnë këtë vepër penale. Besoj se kjo do sjellë një efekt të menjëhershëm. Kjo do vlejë dhe për kultivimin e bimëve narkotike, një dispozitë e veçantë për mbajtjen e farave të kanabisit do dënohet nga 3 deri në 7 vjet. Ndërkohë kultivimi në sasi të vogla, deri në 1 vit. Kultivimi në sasi që s’janë më të vogla do dënohet nga 1 deri ne 3 vjet. Dhe kultivimi në sasi të mëdha nga 5 deri në 10 vjet. Do propozoj që në ligjin anti-mafia të përcaktohet hetim pasuror i menjëhershëm për të ata qw merren me kanabis”, deklaroi minsitri.

184
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...