Published On: 8 Gusht, 2017

Tahiri, i sigurt, vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

  • Politologu dhe analisti politik, Ramush Tahiri, thotë se vendi do të shkojë 100 për qind në zgjedhje të reja. Sipas tij, edhe pse partitë politike përmendin arsye formale, ato nuk janë të interesuara ta konstituojnë Kuvendin. Sipas Tahirit të gjitha partitë politike janë duke u përgatitur për zgjedhje të reja.

Tahiri në një prononcim për Gazetën Express, ka deklaruar se situata politike në vend është e tensionuar. Thotë se janë vetë partitë politike ato të cilat po dëshirojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Tutje, politologu, është shprehur se PAN duhet të marrë pjesë në seancën e thirrur nga Adem Mikullovci.

Ai është shprehur se me gjithë gabimet procedurale që Mikullovci i ka bërë, koalicioni i udhëhequr nga Kadri Veseli e ka për obligim që të jetë prezent në seancë dhe t’i propozojë dy emra, atë të kryetarit të Kuvendit si dhe nënkryetarit.

“Partitë janë duke u përgatitë që vendi të shkojë në zgjedhje. Në fund të fundit PAN, nuk duhet që të interesohet shumë se si është thirrur mbledhja, se ajo është vazhdim i seancës konstituive. Me gjithë gabimet e bëra procedurale PAN ka obligim që t’i dërgojë dy emra në Kuvend, atë të kryetarit të Kuvendit si dhe të nënkryetarit”, ka thënë Tahiri të martën për Express.

E në krejt këtë situatë ai që më së shumti po humbë sipas Tahirit është i nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj.

“Në krejt këtë situatë kredit dhe afate po humb vetëm Ramush Haradinaj. Sepse me kalu Kuvendin, atëherë Thaçi detyrohet që Ramush Haradinajt t’ia jap mandatin. PAN’i ka krijuar mjegull duke kërkuar që të votohen dyjat për një ditë”.

E ndërkohë Tahiri është shprehur se edhe Qeveria në largim është në kolaps. Thotë se kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ende nuk e ka kompletuar stafin. Për këtë fajin ia hedh PDK’së.

“Kryeministri në detyrë është i detyruar që ta kompletojë Qeverinë dhe të vazhdojë programin sepse ne nuk mund të qëndrojmë të bllokuar”, ka thënë ai.

Kujtojmë që vazhdimi i seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, do të mbahet të enjten. Ajo është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci. Kundërshti kanë pasur koalicioni PAN, të cilët janë deklaruar se Mikullovci po vepron në mënyrë arbitrare./GazetaExpress/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...