Published On: 30 Maj, 2017

Tahiri: Diçka e madhe po ndodh në Prishtinë

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka qëndruar sot në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ku është takuar me qytetarë dhe simpatizantë të AAK-së.

Tahiri ka paralajmëruar se “diçka e madhe po ndodh në Prishtinë, diçka e madhe po ndodh anembanë vendit tonë”.

“Qytetarët po refuzojnë dëshpërimin, njerëzit po refuzojnë dogmat. Bashkarisht me energji të reja, ide të reja po ndërtojmë shpresë për të ardhmen”, ka thënë ai.

Tahiri ka folur fjalë të mëdha për Kodrën e Trimave, duke thënë se “kjo lagje simbolizon rezistencën”.

“Kur jeta ndali në Prishtinë, kjo lagje u kthye në strehë ku edukoheshin brezat, ku shëroheshin të sëmurët, ku lindnin gjeneratat dhe ku projektohej liria. Tashmë e harruar dhe izoluar nga të gjithë”, ka thënë Tahiri.

“I duhet kthyer shpresa dhe krenaria. Nuk do të lejojmë qytetarë të përjashtuar, bashkarisht në ecjen e madhe”, ka shtuar ai.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...