Published On: 26 Maj, 2017

‘Syri i Popullit’ kërkon lirimin e anëtarëve të burgosur, akuzon për represion

Organizata ‘Syri i Popullit’ me një komunikatë ka bërë presion në sistemin e drejtësisë ku ka kërkuar që të lirohen menjëherë anëtarët e arrestuar të kësaj organizate.

Kjo organizatë kërkon që sa më parë të lirohen të burgosurit e kësaj organizate në krye me Ragip Sallovën.

“Organizata ‘Syri i Popullit’ e dënon represionin shtetëror kundër anëtarëve të kësaj Organizate. Ju bëjmë apel organeve të sigurisë që sa më parë t’i lirojnë anëtarët e burgosur në krye me Ragip Sallovën”, thuhet në komunikatë.

Më tutje kjo organizatë ka fajësuar kryeministrin në detyrë Isa Mustafën, i cili sipas tyre pasi që humbi postin dhe u frikësua nga Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur ta dëmtoj këtë organizatë, raporton Insajderi.

“Pushteti dhe milicia e Isa Mustafës, pasi që kanë humbur karriget, të frikësuar nga ngritja e Lëvizës Vetëvendosje, dhe panika, po bëjnë çmos për të na dëmtuar”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj organizate, partia e cila duhet votuar në këto zgjedhje është Vetëvendosje.
“Të nderuar qytetarë të Kosovës, grushti më i rëndë për këtë kastë tradhtarësh është vota juaj. Prandaj, më 11 Qershor, mos hezitoni, votën të ardhmen tuaj, votën Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...