Published On: 23 Tetor, 2016

Suzana, shqiptarja e parë që kandidon në kongresin amerikan

Ajo është shqiparja e parë që kandidon për anëtare e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe  nëse arrin të ulet në karrigen e kongresmenes natyrisht që do të hyjë në histori. Prokurorja shiqptare garon në zonën e Michiganit, ku ka një komunitet të konsiderueshëm bashkatdhetarësh, që do të kenë mundësinë ta votojnë.

Përmes një postimi në FB, ish- Kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve në këtë zonë, të japin çdo votë e çdo ndihmesë për Suzanën. Më poshtë, statusi i plotë i Berishës.

Znj. Suzana Shkreli ben historine!

Te dashur miq, per here te pare ne historine e SHBA nje shqiptare apo shqiptar kandidohet ne keto zgjedhje per anetar ne Kongresin e Shteteve te Bashkuar te Amerikes! Kete shans historik dhe plotesisht te merituar, demokratet amerikan ja besuan shqiptaro -amerikanes, znj. Suzana Shkreli, pasardhese e nje familjeje te shkelqyer shqiptare.

Vet Suzana, me integritetin dhe arritjet e saj misheron virtytet me te arrira te familjes se vet dhe suksesin e endrres te vendit te lirise.

Me kete rast, u bej thirrjen me miqesore te gjithe shqiptareve te zones se saj te Michiganit, shqiptareve nga Alaska ne Florida, te japin çdo vote e çdo ndihmes qe znj Suzana Shkreli te zgjithet anetare e Kongresit te ShBA.

Nje thirrje te veçante u drejtoj te rinjve, vajzave, nenave dhe motrave shqiptare ne SHBA, ti shnderroni keto dite qe kane mbetur deri ne zgjedhje, ne ditet e mbeshtetjes, suksesit dhe fitores te Suzana Shkrelit.

Fitorja e saj eshte fitore e cdonjerit prej jush, eshte fitore e çdo shqiptari dhe e kombit tone ne teresi, qe krahas zerave te miqve tane, do te kete dhe zerin e nje bije te vet te shquar ne tempullin e madh te demokracise amerikane por dhe ne veshin e vemendjen e Shtepise se Bardhe.

Te dashur miq, le t’i urojme nga zemra suksese ne garen e saj historike zonjes Suzana Shkreli! sb

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...