Published On: 22 Prill, 2017

Surroi tallet me deklaratat e Ramës dhe Thaçit për bashkim kombëta

Ish-udhëheqësi i partisë së shuar, ORA, Veton Surroi është tallur me deklaratat e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkim kombëtar nëse BE nuk hap dyert për anëtarësim.

Surroi ka shkruar se ideja e kërcënimit për bashkim është e krahasueshme kur një person kërcënon të zgjerojë dyfish shtëpinë, të cilën s’është në gjendje ta mbajë, shkruan Gazeta Express.

“Kërcënimi me bashkim: unë nuk di si ta mbaj shtëpinë time, por nëse nuk më përfillni, shtëpinë do ta zgjeroj edhe për aq”, ka shkruar Surroi, në Fb.

Hashim Thaçi dhe Edi Rama kanë deklaruar se nëse BE vazhdon të mos i hapë dyert për Kosovën dhe Shqipërinë atëherë këto dy vende do të bashkohen.

“Në qoftë se Bashkimi Evropian vazhdon të tregojë mënjanëri për kohë të pacaktuar ndaj pranimit të shteteve të Evropës juglindore, prandaj edhe të Shqipërisë, në përbërjen e saj, atëherë është e kuptueshme që Shqipëria të bashkohet me Kosovën”, kishte deklaruar Kryeministri i Shqipërisë për të pasuar pastaj deklaratën mbështetëse të Thaçit.

“Mospranimi i Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian do të bëjë që shqiptarët të jetojnë në një hapësirë të përbashkët, e kjo do të thotë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen”, kishte paralajmëruar Presidenti i Kosovës.

Pas këtyre deklaratave kishin reaguar zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë ambasadorët e SHBA’së në Prishtinë e Tiranë, duke thënë se deklarata të tilla janë të pamatura dhe nuk i shërbejnë stabilitetit në Ballkan. /GazetaExpress/

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Hajt Gomar hajt vetem Lufte dini me bo po nuke jau ka lone bre Zoti Juve me Vendose per Fatin e 8 Miliard njerezve ne kete Planet kushe po mendoni bre qe jeni Ju o Gomar Presidenta-me Lufte kurgjo nuke kena arit vetem Shkatrim dhe Vrasje a jeni bre ne gjendje njiher e pergjithmone me mbajte kete Paqe te Zotit-nuke ka then Zoti i Madhe qe te Vritemi mese vete po te Jetojme ne Paqe,une Personalishte kta njerez dmth.Presidentat e Shteteve i kisha shti me ma hanger Mutin ne Toalet.
    Per Fund te ju Tregoje nje Sekret te Zotit Nuke do te Lejone Zoti Luften Tret Boterore sepse Toka dhe ky Planet nuke eshte i Juaj po i Zotit ore Gomar Presidenta te Politikes Kurve.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...