Published On: 25 Prill, 2017

Surroi: Edhe nëse miratohet ligji, do ta them se flamuri i Kosovës është si peshqir

Veton Surroi sërish ka fyer flamurin e Kosovës. Këtë e ka bërë pikërisht në një reagim ndaj ligjit që po përgatitet të sanksionoi penalisht këdo që fyen apo përbuzë simbolet e shtetit.

Ai e ka konsideruar peshqiri të hoteleve turke, flamurin e shtetit të shpallur me 17 shkurt 2008.

“Sa për informim paraprak të Ministrisë së Drejtësisë, konsideroj dhe kam shkruar se flamuri i Kosovës më shumë i ka hije një peshqiri të hoteleve turke (me gjashtë yje) se sa përfaqësimit të këtij vendi. Të njëjtën gjë jam i gatshëm ta përsëris edhe nëse aprovohet ky ligj. Si do ta vlerësonte gjykatësi këtë deklarim të hapur timin?”, shkruan ndër tjera gazetari Surroi.

Ky është shkrimi i tij i plotë: 

Ministria e Drejtësisë përgatitka një kod të ri penal me të cilin sërish mund ta rikthejë deliktin verbal. Në ish Jugosllavi ishte neni famëkeq 133 , e Ministria e Drejtësisë e paska bërë 134. Në të , në pikën c shkruhet kështu:

Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara:

1.1. fyen apo me keqdashje shpreh përbuzje ndaj Republikës se Kosovës ose ndaj rendit të saj kushtetues; ose

1.2. fyen ngjyrat, flamurin, stemën apo himnin e Republikës se Kosovës dënohet me burgim deri në tre (3) vjet ose me gjobë.

Termat si “fyerje” apo “përbuzje me keqdashje” u lihen interpretimit të lirë të gjykatësit që është tipike për deliktet verbale. Ajo çka mund të jetë fyerje a përbuzje për dikë nuk është për dikë tjetër; por këtë tashmë do ta përcaktojë gjykatësi sipas shijes së vet.

Sa për informim paraprak të Ministrisë së Drejtësisë, konsideroj dhe kam shkruar se flamuri i Kosovës më shumë i ka hije një peshqiri të hoteleve turke (me gjashtë yje) se sa përfaqësimit të këtij vendi. Të njëjtën gjë jam i gatshëm ta përsëris edhe nëse aprovohet ky ligj.

Si do ta vlerësonte gjykatësi këtë deklarim të hapur timin

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...