Published On: 30 Maj, 2017

Surprizon Majlinda Bregu, i del në krah Lulzim Bashës

Edhe pse ka kundërshtuar disa herë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, deputetja Majlinda Bregu kësaj radhe nuk është dakord me mendimin e kolegëve të saj Jozefina Topalli dhe Arben Imami për shkarkimin e Bashës.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, ajo thotë se tani është e rëndësishme që PD të jetë e fortë dhe të dalë fituese në zgjedhjet e 25 qershorit.

Zonja Bregu, ju u takuat dje me Zonjën Topalli, por a e mbështesni ju idenë e saj për shkarkimin e zotit Basha, para 25 qershorit?

Majlinda Bregu: Nuk është hera e parë që flas për forumet dhe as për statutin e Partisë Demokratike, i cili në fakt ka një të vërtetë dhe ky është fakt tashmë,  të cilën e kemi diskutuar dje dhe në një kafe shumë miqësore me miq që statuti nuk është respektuar dhe është shkelur. Megjithatë mua më intereson më shumë sot, dhe besoj të gjithë ne së bashku na intereson Partia Demokratike.

Na intereson që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë e fortë, Partia Demokratike të maksimalizojë rezultatin e saj në zgjedhjet e qershorit dhe njëkohësisht ajo për të cilën besoj ka interes çdo demokrat i vërtetë është që Partia Demokratike si shtëpia e madhe e lirisë së shqiptarëve të vazhdojë të jetë po aq e fortë sa ka qenë dhe jo të ekzistojë si gjallesë fantazëm e republikës së re. Kjo është më e rëndësishme për ne, dhe të siguroj që si unë edhe të gjithë kolegët që kemi takuar dje nuk kemi asnjë interes tjetër primar përveç interesit për të punuar me të gjitha mundësitë që do kemi në këtë fushatë pro Partisë Demokratike.

Analiza për Kryetarin pas zgjedhjeve?

Majlinda Bregu: Eshtë shumë mirë që ka një zgjim më të madh sot të të gjithë demokratëve për të kuptuar dhe për të adresuar problemin atje ku realisht ka qënë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë vazhdoj të besoj që Partia Demokratike është e të gjithëve, nuk është parti as e kryetarit aktual dhe s’mund të jetë kurrë parti vetëm e Njëshit.

Një ditë më parë Jozefina Topalli e Arben Imami u bënë thirrje strukturave te Partisë Demokratike t’i bashkohen iniciativës per shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...