Published On: 26 Prill, 2017

Superskandali/ Milaim Zeka: Një ish- ministër i Qeverisë Thaçi, i bleu 8 mijë euro dhurata të dashurave!

Gazetari Milaim Zeka ka zbuluar një super skandal. Ai në emisionin “Monitor” në RTK duke folur për transparencën e institucioneve në raport me mediat, ka zbuluar një skandal të një ish- ministri në kabinetin qeveritar Thaçi.

Sipas tij, ky ish- ministër, të cilit emrin nuk ia ka përmendur, për faktin se nuk ia kanë dhënë faturat e shpenzimeve, kishte blerë dhurata për të dashurat e tij, në vlerë hiq më pak se 8 mijë euro, me para të shtetit, raporton Gazeta Blic.

Ai ka bërë të ditur se informatat i ka të sigurta, mirëpo që ministria në fjalë nuk i ka dhënë qasje në këto shpenzime.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...