Kosova Lajmi Kryesor 4

“Super” Marjani: 35 mijë euro pagë vetëm nga Universiteti i Prishtinës (DOKUMENT)

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka një super rrogë si i pari i Universitetit më të madh publik në vend.

Ai në formularin e deklarimit të pasurisë, ka thënë se merr mbi 31 mijë euro pagë vjetore si i pari i UP-së, dhe rreth 4 mijë euro mëditje, shkruan Gazeta Blic.

Rektori Dema, gjen kohë që të jetë edhe si lëgjërues në një nga universitetet tjera publike.

Ai ka deklaruar se rreth 4 mijë euro tjera vjetore i merr nga paga si mësimdhënës në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Ai në formularin e deklarimit të pasurisë ka deklarurar edhe dy qiraja që i merr nga dy lokale.

Pasuri të patundshme, Dema ka deklaruar edhe një shtëpi, dy lokale, një banesë dhe një tokë prej 2.2 hektarësh, shkruan Gazeta Blic.

Ai ka deklaruar edhe mbi 80 mijë euro para të gatshme në bankat në Kosovë dhe në SHBA.

 

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *