Published On: 4 Korrik, 2017

Sulmuesit me biçikleta hapin zjarr ndaj turmës, 6 të plagosur dhe një i vrarë në Francë

Të paktën një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në qytetin francez të Toulouse.

Ngjarja ndodhi në sheshin Abbal të qytetit rreth orës 9:00 të mbrëmjes kur disa sulmues me biçikletë hapën zjarr ndaj një turme para se të iknin nga vendi i ngjarjes.

Të paktën një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën, konfirmuan burime policore për televizionin francez “France 3”. Dy prej të plagosurve janë raportuar të jenë në një gjendje kritike.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur një hetim.

Një dëshmitar filmoi momentin e sulmit, duke bërë të mundur që autoritetet të konfirmonin se sulmuesit mbërritën dhe u larguan nga vendngjarja në një biçikletë.

Autoritetet besojnë se motivi i mundshëm pas të shtënave mund të jetë kriminal dhe nuk ka qëllime terroriste, sipas raporteve fillestare. Viktima ishte e njohur për policinë dhe ishte i dyshuar për një tjetër vrasjeje.

Hetimi po udhëhiqet tashmë nga Shërbimi Rajonal i Policisë Gjyqësore (SRPJ) të Toulouse.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...