Published On: 17 Maj, 2017

Sulmohet me vezë Vlora Çitaku, në mes të Amerikës

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku është sulmuar me vezë.Kjo ka ndodhur në “University of Denver”, në Colorado.Ajo që e ka sulmuar është Vlerta Vdili.

Për Periskopi.com ajo ka folur duke treguar se e ka sulmuar me 8 vezë të prishura, siç thotë ajo, për personin e ‘prishur’.Vdili që është studente në këtë universitet shpjegon se e bëri ngase vlerëson se Vlora Çitaku është një nga aktoret më të mëdha që është e ngulitur në strukturën e dhunës në Kosovë.“Ajo ka marrë pjesë në fushata në mbështetje të komunitetit LGBT, por duke i përdorur ata e edhe duke përdorur edhe dobësinë e grave. Është një kriminele me taka të larta. E bëra atë sepse historia e plotë e Kosovës duhet të dëgjohet nga bota-tregimi i njerëzve tanë po shkon duke u mbytur nga politikanët tanë të korruptuar derisa ata mbesin të integruar në dhunën strukturore”, thotë ajo për Periskopi.com

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...