Published On: 29 Prill, 2017

Sulmi në parlamentin maqedonas, prokuroria lë të lirë huliganët

Dy ditë pas sulmit në parlamentin e Maqedonisë, Prokuroria nuk tregon se sa dhunues ka vënë në masën arrest me burg.

Sipas informacioneve jozyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme, Prokuroria e Shkupit deri në këtë moment nuk ka urdhëruar asnjë urdhër-arresti lidhur me ngjarjet e së enjtes në mbrëmje. Është e sigurt se tashmë janë në liri 8 personat që policia vetë i ndaloi gjatë trazirave, thanë burimet. Zyrtarisht nga Gjykata Penale thonë se deri mbrëmë në mesnatë Prokuroria Publike nuk ka kërkuar asnjë masë për ta, si për shembull paraburgim ose konfiskim të dokumenteve të udhëtimit.

Alsat M pyeti në LSDM nëse ndonjëri nga deputetët e rrahur të tyre është thirrur që të japë dëshmi si viktimë në dhunë. Përgjigjja ishte se deri në këtë moment diçka të tillë nuk ka ndodhur. Jo zyrtarisht si viktima në dhunën deri në këtë moment janë ftuar për deklarime vetëm policët.

Të gjitha këto detaje lënë përshtypje se fillimi i hetimit mbi ngjarjet e pardjeshme nuk ecën shpejtë e as që shkon drejtë sanksionimit vendimtar ndaj atyre që hynë në parlament dhe i rrahën deputetët.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...