Published On: 29 Prill, 2017

“Sulmi ndaj Kuvendit të Maqedonisë ishte i organizuar nga Nikolla Gruevski”

Ngjarja që u zhvillua natën e së enjtes së 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë nuk ishte thjesht një shpërthim i pa kontrolluar i një grumbulli shovinistësh maqedonas të cilët vendimin për të hyrë në Kuvend dhe për të sulmuar të gjithë deputetët që kishin votuar për kryetar të Kuvendit deputetin shqiptar Talat Xhaferrin e morën aty për aty.

Sekretari i partisë Nisma Bilall Sherifi përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook tha se sulmbi mbi deputetët rezultoi me dhjetra deputet të lënduar rëndë prej të cilëve më së rëndi e pësoi deputeti shqiptar dhe kryetari I LR PDSH-së Ziadin Sela.

Sipas Sherifit dëshmitarët dhe video incizimet nga vendi I ngjarjes konfirmojnë se sulmi mbi Kuvendin e Maqedonisë dhe deputetëe të shumicës parlamentare ishte e organizuar dhe e orkestruar nga Nikolla Gruevski

Shënimi i plotë:

Deputetët nuk janë GLADIATOR!

Ngjarja që u zhvillua natën e së enjtes së 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë nuk ishte thjesht një shpërthim i pa kontrolluar i një grumbulli shovinistësh maqedonas të cilët vendimin për të hyrë në Kuvend dhe për të sulmuar të gjithë deputetët që kishin votuar për kryetar të Kuvendit deputetin shqiptar Talat Xhaferrin e morën aty për aty.

Sulmi mbi deputetët rezultoi me dhjetëra deputet të lënduar rëndë, prej të cilëve më së rëndi e pësoi deputeti shqiptar dhe kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela.
Dëshmitarët dhe video incizimet nga vendi i ngjarjes konfirmojnë se sulmi mbi Kuvendin e Maqedonisë dhe deputetëve të shumicës parlamentare ishte e organizuar dhe e orkestruar nga Nikolla Gruevski, ndërsa zbatimin e këtij plani ia kishte besuar fallangave përmes të cilëve ai kontrollon policinë e shtetit.

Për të “fshehur” implikimin e drejtpërdrejtë në këtë grusht-shtet të llojit të vet, Nikolla Gruevski nuk ishte prezent në Kuvendin e Maqedonisë. Ai u ndodh jashtë shtetit për të siguruar “alibinë e përsosur”! Por, a mund t’i shërbejë si alibi kjo teknikë tashmë e njohur mbetet të shihet. Por ajo që është për keqardhje në këtë situatë lidhet me talljet që po dëgjohen për “guximin” apo “mos guximin” e konfrontimit të deputetëve me fallangat e Nikolla Gruevskit.

Thuajse deputetët janë dërguar aty si GLADIATOR për të luftuar duarthatë për jetën e tyre jo si përfaqësues të popullit për të mbrojtur interesat e tij politikisht! Edhe më e neveritshme bëhet kur këto tallje vijnë jo nga vendi i ngjarjes (“Arena e Glladiatorëve”) por, përmes Smartfonëve nga qindra kilometra larg. Në këtë kontekst më duket tejet domethënës një thënie e Alebrt Ajnshtainit, sipas të cilit “Të bësh përherë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme është marrëzi e kulluar”!

Ndryshimi i kësaj gjendje në Maqedoni kërkon para së gjithash një koordinim të veprimeve ndryshe nga e kaluara ku përgjegjësia e secilit matet me pozitën që ka në strukturat shoqërore apo institucionet shtetërore. Vetëm koordinimi i përgjegjshëm në këtë situatë mund të sigurojë që “luanët e Projektit Skopje 2014” të përfundojnë në Kopshtin Zoologjik të historisë!

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...