Published On: 15 Gusht, 2017

Sulm në misionin e OKB-së në Mali, vriten disa paqeruajtës dhe punëtorë

  • Tetë persona janë vrarë në total dje në dy sulme të ndara ndaj misionit të Kombeve të Bashkuara në Mali, njofton OKB-ja.

Pesë nga të vrarët ishin roje të sigurisë nga Mali. Ushtria e Malit ka thënë se sulmi është zmbrapsur dhe katër persona të armatosur janë vrarë, transmeton Express.

Asnjë grup s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ndërkohë, misioni i OKB-së në Mali, MINUSMA, ka thënë se ka reaguar menjëherë duke e dërguar një forcë për reagim të menjëhershëm për t’i siguruar zyrat qendrore të misionit të vet dhe helikopterë për t’i gjurmuar sulmuesit e mundshëm.

Po ashtu gjashtë sulmues u vranë në këtë sulm, sipas MINUSMA./Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...