Bota

Sulm me armë me qytetin turistik turk, 1 i vdekur dhe disa të plagosur, mes tyre gruaja e aktorit të njohur

Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një sulmi me armë zjarri në Turqi, këtë të diel.

Të shtënat janë dëgjuar në një resort në Bodrum, Turqi. Mediat turke raportojnë se një person ka hapur zjarr në një “club”, që ndodhej në resortin turistik, duke vrarë një person dhe plagosur katër të tjerë.

Po të njëjtat burime shtojnë se ka humbur jetën një 18 vjeçar, i cili punonte kamerier në resort. Për këtë ngjarje të rëndë, policia ka nisur hetimet për të identifikuar agresorin, i cili është larguar në drejtim të paditur.

Mes të plagosurve është edhe turk Zeynep Molho, gruaja e aktorit të njohur, gruaja aktorit dhe perrsonazhit të njohur televiziv turk Jess Molho.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për sulm terrorist.

 

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *