Published On: 24 Prill, 2017

Suarez bëri diçka të mençur mbrëmë për Messin (Video)

El Clasico i së dielës i takoi me plot meritë Lionel Messi-t.

Barcelona kishte nevojë për fitore në Bernabeu për të vazhduar luftën me Real Madridin në garën për titull dhe falë magjistarit të tyre argjentinas, ata ia dolën.

Megjithatë, përderisa Messi shënoi golin e 500-të për Barcelonën, Luis Suarez ka një meritë për golin e argjentinasit.

Kur krosimi i Albas e gjeti Messin, Suarez krijoi hapësirë për bashkëlojtarin e tij duke lëvizur në të djathtë dhe duke e ndalur Nachon që ta bllokojë shutin e tij, transmeton Gazeta Express.

Dhe më pas, Messi siguroi një gol të paharrueshëm në fitoren e El Clasicos. Shikojeni momentin kur Suarez krijon hapësirë për shutin e Messit:

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...