Published On: 15 Nëntor, 2016

Studimi: Ja sekreti për seks të gjatë dhe të hatashëm

A jeni bujar në shtrat apo egoist?

Hulumtuesit mendojnë se është më mirë të fokusoheni te dëshirat e partnerit apo partneres, dhe kështu mund të rrisni kënaqësinë seksuale për të dy.

Një studim i fundit, i publikuar në në revistën “Social Psychological and Personality Science”, ka studiuar “fuqinë seksuale të përbashkët” në lidhjet afatgjata.

Çiftet kanë plotësuar anketa çdo ditë për tre javë rresht dhe u zbulua se “bujarët/et”, ndiheshin më të tërhequr nga partneri apo partnerja e tyre dhe gjatë ditës, dhe dëshira e tyre seksuale ishte më e madhe.

Hulumtuesja Lisa Day, nga Universiteti i Torontos, tha: “Këta njerëz janë të motivuar sepse, ata e duan partnerin e tyre, duan ta bëjnë të ndihet mirë dhe nga kjo përfiton marrëdhënia”.

“Ata janë të ngazëllyer dhe të interesuar nga nevojat seksuale partnerit të tyre”, shtoi ajo.

Megjithatë, studimi tregoi se shumica e meshkujve, mendojnë vetëm për të kënaqur nevojat e tyre seksuale. Studimi i kryer nga “Voucher Codes Pro”, zbuloi se vetëm një në 5 meshkuj vendosnin nevojat seksuale të partneres të tyre mbi ato të tyre.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...