Published On: 29 October, 2016

Studimi: Heteroseksualët shikojnë pornografi GAY në përqindje të lartë

Zakonisht besohet se femrat të të gjithave indetiteteve seksuale mund të ‘nxehen’ duke shikuar filma pornografikë të të dyja gjinive, ndërkaq meshkujt pëlqejnë të shikojnë vetëm materiale të orientimit të tyre seksual. Meshkujt homoseksualë shikojnë porn mes gjinive të njëjta e ndërsa personat ‘straight’ kanë dëshirë të shohin femra të zhveshura, saktë?!

Një studim mbi preferencat seksuale të personave gej, straight dhe bi të publikuar në Archives of Sexual Behavior po e sfidon këtë teori.

Kur hulumtuesit të udhëhequr nga Martin J. Downing kanë intervistuar 821 meshkuj mbi zakonet e të shikuar pornografi.

55% e meshkujve homoseksualë kanë raportuar se shikojnë filma me logon +18 të orientimit të kundërt seksual e ndërsa 21% e personave heteroseksualë kanë deklarauar se shikojnë ‘porn gay’.  Në anën tjetër, biseksualët kanë treguar se shohin filmat gay në shkallë prej 96% (pothuajse aq sa shikojnë personat gay) e ndërkaq ‘porn straight’ shohin 88.3% (më pak se personat straight).

Shkalla e meshkujve heteroseksualë që preferojnë të shohin pornografi gay është surprizuese, por Dr. Doëning u shpreh se ekipi nuk u befasuan.

“Tërheqjet dhe sjelljet seksuale janë më shumë se indentiteti”, është shprehur ai për Cosmpolitan.com.

Po ashtu shtoi se nuk është e jashtëzakonshme që heteroseksualët të jenë kuriozë për seksin me gjininë e njëjtë. /REVISTACOVER.al

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...