Published On: 21 Tetor, 2016

Studentja nga Bulqiza rrëfen tmerrin: Si më përdhunoi djali që njoha në facebook

Po nuk u bëre e imja unë të vras”. Ky ka qenë kërcënimi që 25­vjeçari Sulejman Gjoka i ka bërë
studentes nga Bulqiza, të cilën më pas e ka përdhunuar në një hotel në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 tetorit, ndërsa e reja nga Bulqiza me iniciale M.XH. ka denoncuar rastin një ditë më pas në gjendje shoku dhe në praninë e një psikologu.

Ajo tha se me të riun ishte njohur në Facebook dhe kishin komunikuar për disa muaj në rrjetet sociale
Facebook dhe Instagram. Tre ditë më parë vajza kishte mbërritur në Durrës pas nisjes së vitit akademik,
ku ndiqte studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe është takuar me 25 ­vjeçarin Gjoka.

U takova me të, pimë kafe dhe më pas hëngrëm darkë. Gjatë kësaj kohe më tha: ‘Do bëhesh e imja! Po
nuk u bëre e imja të vras, nuk të lë të jetosh!’ duke më thënë se do shkoja në hotel me të. Por unë i
thashë që nuk vij në hotel me ty.

Ai më mori me forcë në 2 të natës dhe më ka çuar në një hotel ku më ka dhunuar dhe ka kryer më pas marrëdhënie seksuale me forcë”, ka rrëfyer e reja.

Pas denoncimit të saj, policia ka vënë në pranga autorin, i cili akuzohet për “Marrëdhënie seksuale” me
dhunë me të rritura.

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...