Published On: 26 Maj, 2017

Studentët ia bllokojnë derën Kryetarit të Ferizajt (FOTO)

Organizata studentore “Demokracia Studentore” ka mbajtur sot një aktivitet simbolik në shenjë proteste për shtatëvjeçarin e sëmurë, i cili është harruar nga institucionet e kësaj komune. Për rreth gjysmë orë studentët kanë bllokuar hyrjen e Komunës së Ferizajt. Mexhid Ramusa kryetar i kësaj organizate ka thënë se si student janë të prekur nga rasti i Senad Bislimi shtatëvjeçarit që vuan nga një sëmundje, i cili nuk ka marrë, siç thotë ai, ndihmë nga organet komunale. Familja Bislimi jeton në kushte të rënda

“Kemi bërë shumë kilometra për t’i dalë në ndihmë këtij vogëlushi, i cili është harruar nga institucionet e Komunës së Ferizajt dhe kërkojmë nga kryetari që të ndërmerr masa dhe t’iu kushtoi rëndësi këtyre kategorive të cilat jetojnë në kushte shumë të rënda ekonomike”, ka thënë Ramusa.

Studentët i janë drejtuar kryetarit aktual të Ferizajit me Muharrem Sfarqa: “Kryetar egoja juaj për pushtet po i shkatërron ëndërrta tona”. Ata kanë thënë se Sfarqa nuk mund të kërkojë votën e qytetarëve, përderisa shumë familje jetojnë në skamje. “Kryetar a ndjenë përgjegjësi morale!? Si nuk ke turp të kërkosh votën e qytetarit shiko në çfarë gjendje jetojnë familjet skamnore në Ferizaj. Të paktën dëgjo-lexo rrëfimin e këtij fëmije; “Sëmundja dhe varfëria ma kanë humbur shpresën për jetë, nuk besojë që ka me u bërë mirë jam harruar nga institucionet e Komunës së Ferizajt Kryetar egoja juaj për pushtet po i shkatërron ëndërrta tona Sot të gjithë jemi Senadi!”, shkruhet në pankartën e vendosur në hyrje të Komunës së Ferizajt.

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...