Published On: 15 Qershor, 2017

Sqarohet Hajdar Beqa, pasi e quajti Mimoza Kusari-Lilën “Prostitutë politike”

Hajdar Beqa përmes një shkrese drejtuar medieve, ka dhënë sqarimin e tij rreth zhvillimeve të fundit me Mimoza Kusari-Lilën në Gjakovë.Ky është sqarimi i plotë i Hajdar Beqës:

Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës,Ndjehem i obliguar që të reagoj pas kësaj tendence qëllimkeqe, tendencë e cila ka për qëllim për të keq-intepretuar ose nxjerr jashtë kontektsit deklaraten time sa i përket zhvillimeve të fundit në Gjakovë.Unë, në asnjë rast nuk kam pasur qëllim me këtë deklaratë të ofendoj gratë të cilat merren me politik! Përkundrazi qëndrimi dhe besimi im i thellë dhe botërisht i njohur është se gratë janë pjesë thelbësore e jetës tonë shoqërore dhe politike.Termi “prostitutë politike” nuk është gjetje imja por e terminologjisë politike për denoncimin e politikanëve, pa dallim gjinie, që shëtisin në çdo parti për të fituar pushtet. Ky term vije nga tradita demokratike për politikanët që nuk kanë moral. Këtu, nuk bëhet fjalë për fyerje gjinore as seksizëm por për pasqyrimin e një morali politik.Nxjerrja jashtë kontekstit e deklaratës time është dashkeqëse dhe tendencë për të denigruar personalitetin dhe aktivitetin tim politik.
Fundja të gjithë jemi bijë të një nëne, vëllezër të një motre, prind të një vajze dhe bashkëshort të një gruaje.
Çdo goditje ndaj tyre, në thelb është goditje ndaj vetvetes, kulturës dhe traditës sonë familjare dhe personalisht nuk do ta praktikoja kurrë si qendrim ndaj individit te caktuar.Por fenomeni i shfrytëzimit të pozitave si privilegj personal dhe vetëm personal, duke nënvlerësuar qytetarin votues dhe qytetin, ne rastin tonë Gjakovën, mund të ndërrohet emërtimi që mund të asocon keqëkuptim, por si fenomen prapë është imoralitet dhe vetëm imoralitet i paskrupullt, qoftë grua apo burrë si gjini, individi përkatës!
H.BEQA

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...