Published On: 11 Gusht, 2017

“Sputnik”: Kusari-Lila do të jetë kryeministre e Kosovës!

Në këmbim të shumicës, Ramush Haradinaj do të heqë dorë nga pozita e kryeministrit për t’a bërë kryeministre themeluesen e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, shkruan sot mediumi serb i rrjetit mediatik rus, Sputnik.

Kjo lëvizje, siç thekson Sputnik, i është ofruar autoriteteve politike kosovare mnga bashkësia ndërkombëtare, si mundësi për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë.

Siç shkruan Sputnik, Ramush Hardinaj është nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare për të pranuar propozimin që Mimoza Kusari-Lila të jetë kryeministre e re e vendit, ndërsa ai do të jetë zëvendëskryeministri i parë.

Sputnik raporton se Pacolli dhe Ilir Deda, të cilët u ndanë nga koalicioni me LDK-në e Isa Mustafës, premtuan mbështetjen e gjashtë deputetëve të tyre (katër nga AKR-ja dhe dy nga Alternativa) që koalicioni PAN të jetë në gjendje të formojë qeverinë e re.

Në këtë skenar, Behgjet Pacolli do të merrte edhe detyrën e zëvendëskryeministrit të qeverisë së Kosovës, por edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Lajmi është përhapur në shumicën e medieve serbe.

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery says:

    Jooo Sputnik, e ke gabim.Mimoza Kusari s do te jete kryeministre e Kosoves por , kryeminister i Kosoves do te jete Gari Kasparov

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...