Bota Lajmi Levizes

Spiunët rusë i paskemi komshinj-Foto

Banorët nuk dyshonin aspak dhe mendonin se ishin një familje normale si gjithë të tjerat. Por rezultoi që çifti të punonte për KGB-në ruse.

Ata janë Richard dhe Cinthya Murphy, të cilët dukeshin si një familje tipike amerikane që jeton në Nju Xhersi. Ata banonin në një shtëpi dykatëshe dhe kanë dy vajza 9 dhe 11 vjeç. Por, FBI zbuloi se emrat e tyre të vërtetë janë Vladimir dhe Lydia Guryev. Ata janë spiunë rusë dhe kishin mbledhur informacione që nga vitet ’90 për Rusinë.

Cynthia e përshkruante veten si një financiare që punonte në një kompani kontabiliteti në Manhattan, ndërsa bashkëshorti i saj qëndronte në shtëpi për të rritur vajzat. Ata u zbuluan nga një hetim i FBI dhe në vitin 2010 u arrestuan së bashku me 8 persona të tjerë të dyshuar spiunë rusë që jetonin në Manhattan, Yonkers, Boston dhe Virxhinian veriore.

Fqinjtë i thanë CNN se çifti spiun ishin njerëz shumë të rregullt, të sjellshëm dhe jo agresivë. Ata thanë gjithashtu se familja nuk ishte shumë sociale, por as nuk qëndronin të fshehur. Pavarësisht të gjithave, ata kurrë nuk dyshonin se komshinjtë e tyre ishin spiunë rusë. /tvklan.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *