Published On: 3 Nëntor, 2016

Specialja i shpall aktakuzat e para deri në qershor 2017

Qeveria e Kosovës e ka ditur arsyen e alokimit të 1.5 milionë eurove në buxhetin e vitit 2017 për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale. Emrat e të akuzuarve do të dihen në pjesën e parë të vitit që vjen, shkruan sot Koha Ditore.
Kuvendi i Mbretërisë së Holandës ka votuar pro ratifikimit të Marrëveshjes që parasheh vendosjen në këtë shtet të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, emërtim ky zyrtar për Specialen, pranë të cilëve do të trajtohen pretendimet për krime lufte të UÇK-së, të përmendura në raportin e senatorit Dick Marty.

Marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi, shkaku i procedurave të tjera, të cilat përfshijnë shkëmbimin e letrave njoftuese ndërmjet autoriteteve holandeze dhe atyre kosovare. Një muaj pasi kjo të ndodhë, marrëveshja bëhet e plotfuqishme.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...