Published On: 23 October, 2016

Speciale: NATO sqarohet për “Kosova e Metohia” dhe Gjuriqin, Haxhiu qorton Halitin (VIDEO)

Në Kosovë po mbahet për herë të parë një aktivitet politik i aleancës veriatlantike, seminari  i  NATO-së Rose Rothe që për tre ditë do të zhvillohet në Prishtinë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në këtë seminar i kërkoi sqarime Xhavit Halilit të PDK-së për mosndalimin që në punimet e Asamblesë Parlamentare të Nato-s në Prishtinë, emisari serb, Marko Gjuriq,  të ftohej si drejtor i zyrës për Kosovë e Metohi.

Politikani nga Beogradi në fakt nuk erdhi e me postin e tij në ftesa nuk u mor askush brenda sallës, ani se të gjithë e kishin në duar listën e pjesëmarrësve të seminarit, njofton Klan Kosova.

Por se si erdhi deri te kjo thirrje e spjegoi për Klan Kosovën, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobbs.

Shumë gjëra nga politika ditore kosovare  bënë lajmin në këtë ngjarje me peshë e pjesëmarrje ndërkombëtare, përfshirë edhe Demarkacionin.

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...