Lajmi Levizes Maqedonia

Spasovski paralajmëron krijimin e një Komiteti nacional për parandalimin e ekstremizmit

  • Shumë shpejt do të formohet komiteti nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, i cili si një nga aktivitetet prioritare do ta ketë përgatitjen e strategjisë shtetërore për shkatërrim të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, me plan aksioni për luftë kundër terrorizmit, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin e punës me ambasadoren e Konfederatës zvicerane, Sibil Zuter Tehada.

Siç kumtoi MPB, Zuter Tehada i potencoi marrëdhlniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe vendosshmërinë e Zvicrës që maksimalisht t’i ndihmojë Maqdonisë. Në atë kontekst, tha, është edhe mbështetja zvicerane për policinë e Maqedonisë përmes një sërë projektesh.

Spasovski e potencoi vendosshmërinë për zbatim të reformave në polici, për çka, sipas tij, në dobi të madhe të do jetë edhe ndihma nga vendet mike si Zvicra. I nënvizoi edhe masat që po ndërmerren për risocializimin e njerëzve të cilët tashmë kanë qenë në fushëbeteja në rajonet e krizave.

“Në vitin 2005 është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim policor ndërmjet dy vendeve dhe dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ky bashkëpunim është në nivel të alkrtë, por se ka hapësirë për t’u përmirësuar dhe për atë qëllim janë kontraktuar masa konkrete. Në takim u potencua edhe nevoja për bashkëpunim në tejkalimin e kërcënimeve në nivel global, para së gjithash rreth luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, luftës kundër korrupsionit dhe problemit me migrantët”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *