Published On: 20 Shtator, 2017

Spanja si Serbia, konfiskon 10 milionë fletvotime të referendumit për pavarësinë e Katalonisë

  • Policia spanjolle sekuestroi sot në Kataloni rreth 10 milionë fletë votimi që do të përdoreshin për referendumin për vetëvendosjen që indipendentistët do të organizojnë më 1 tetor, njoftoi Ministria e Brendshme.

“Më shumë se 9,8 milionë fletë votimi u sekuestruan në një depo në zonën industriale të Bigues, 45 kilometra në veri të Barcelonës”, theksoi ministria në një komunikatë.

Roja Civile sekuestroi gjithashtu një sasi materialesh zgjedhore, veçanërisht formularë për krijimin e qendrave të votimit dhe të tjera për regjistrimin e votuesve.

Njëkohësisht, kontrolle u kryen në disa zyra të ekzekutivit katalanas në Barcelonë, veçanërisht në presidencë, departamentet e Çështjeve Ekonomike dhe Punëve të Jashtme, përcjell Atsh.

Rreth 13 persona, si dhe krahu i djathtë i zëvendëspresidentit, Oriol Junqueras u arrestuan.

Mijëra persona kanë dalë në rrugë në qendër të Barcelonës për të protestuar kundër këtyre arrestimeve.

Katalonia është thellësisht e ndarë në marrëdhëniet me Madridin.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...