Published On: 9 Korrik, 2017

Spalletti: Do ta dëgjoj Perisicin

  • Luciano Spalletti nuk e ka përjashtuar mundësinë që Ivan Perisic të largohet nga Interi, duke thënë se “duhet t’i kuptoj qëllimet e tij”.

Ivan Perisic pritet t’i bashkohet Interit të hënë në stërvitje, ku pritet të qartësohet më shumë e ardhmja e kroatit.

Deri më tani Interi ka refuzuar ofertë 40 milionë euro për Perisic nga Manchester United, por lojtari sot postoi një video në rrjetet sociale nga aeroporti, duke shkruar “destiancioni i panjohur”, mesazh ky i qartë se ende nuk e ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Spalletti nuk e ka mohuar mundësinë e largimit të lojtarit, por shpreson ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

“Do të flas qartë me të gjithë, me ata që janë të hutuar do të flasë ndryshe”, tha Spalletti.

“Do ta dëgjoj, pa dyshim. Unë jam duke llogaritur në të, por duhet të kuptojmë qëllimet e tij. Nuk do të ishte mirë për mua që të dëgjojë fjalët ‘do të largohem’, do të shohim”, shtoi ai.

“Ju vazhdoni të flisni për Perisicin dhe dëshirën e tij për t’u larguar, por së pari më duhet ta dëgjoj atë se çfarë ka për të thënë dhe më pas do të vendosim çfarë të bëjmë”, iu përgjigj më tej Spalletti gazetarëve.

“Në çdo rast, unë do ta them këtë: ne jemi Interi dhe mund të marrim vendime të ndryshme në krahasim me idetë e lojtarëve. Unë shpresoj që ta kem atë në anën time, unë llogaris në të dhe jam pozitiv”, përfundoi trajneri i Interit.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...