Kosova

Sot merret vendimi për të dyshuarit për vrasjen e policëve të UNMIK-ut

Vendimi për masën e sigurisë për tre të dyshuarit për vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të këtij misioni në vitin 2004 pritet të merret sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Prokurori Special i EULEX-it, Danilo Cecarelli në seancën e djeshme ka kërkuar që ndaj tre të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, njofton Klan Kosova.

Por mbrojtja e të dyshuarve e ka kontestuar këtë kërkesë të prokurorit duke u bazuar në faktin se sipas tyre ata po akuzohen për një rast që është gjykuar më herët e për të cilin nuk ka prova.

Dy prej të dyshuarve, Bajram Kiçmari dhe Alban Dizdari janë arrestuar të mërkurën pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës.

Në ndërkohë që i dyshuari i tretë i këtij rasti, Faik Shaqiri është ekstraduar gjatë mbrëmjes së mërkurës nga Gjermania.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *