Published On: 10 Korrik, 2017

Sokoli do të dënohet me burg të përjetshëm, për shkak të mosparaqitjes së Ahmetit si dëshmitar në gjykatë ?!

Pjesëtarët e Grupit të Kumanovës do ta paguajnë shtrenjtë refuzimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe deputetit të tij të afërt, Artan Grubi për të dëshmuar në gjykatë, thonë për Gazetën Lajm burime nga mbrojtja.

Si pasojë e mosparaqitjes së tyre në gjykatë, Sami Ukshini-Komandant Sokoli me së paku tre pjesëtarë tjerë të Grupit do të dënohen me burg të përjetshëm, kurse shumica e pjesëtarëve tjerë do të marrin dënime prej 20 dhe 15 viteve.

“Po të kishin dëshmuar Ahmeti dhe Grubi në gjykatë, do të rriteshin gjasat që pjesëtarët e Grupit të Kumanovës të marrin dinie më të vogla. Ahmeti vetëm duhej të dalë para gjykatës dhe të pranojë realitetin se ka dështuar implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo ka revoltuar luftëtarët e 2001-shit. Në atë rast do të shtoheshin gjasat e pjesëtarëve të grupit për të marrë dënime më të vogla, sepse do t’i jepej bazë politike kërkesave të tyre”, thonë burime nga mbrojta.

Megjithatë Ahmeti dhe Grubi nuk kanë refuzuar të paraqiten si dëshmitarë, por gjykata nuk i ka ftuar, ishte përmirësimi jonë për avokatët.

“Gjykata punon sipas diktatit të politikës. Dihet ndikimi që ka BDI në gjykatë. Po të kishin dashur Ahmeti e Grubi të paraqiten në gjykatë do e kishin rregulluar punën. Ishte e qartë se ata dëshirojnë të fshehin diçka dhe nuk duan t’i dalin në ndihmë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Që kur mbet BDI në pushtet edhe pse e dobësuar, ishte e qartë se nuk i shkruhet mirë Grupit të Kumanovës”, thonë burimet tona nga mbrojtja.

Të njëjtat burime thonë se po të kenë vullnet, Ahmeti, Grubi dhe përfaqësues tjerë të BDI-së mund të gjejnë formë për t’u paraqitur si dëshmitarë në këtë rast edhe pse sot jepet fjala përfundimtare. Mbrojta tani është duke kontaktuar me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare prej të cilëve kërkon ti bëjë presion Ahmetit të dalë dëshmitarë. Avokatët kanë paralajmëruar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare se shqiptimi i dënimeve të përjetshme për pjesëtarët e Grupit të Kumanovës mund të shkaktojnë revoltë dhe tensione te shqiptarët e Maqedonisë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...